Hoxhaj përshëndet emnimin e ambasadorit të ri gjerman në OKB

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka urue Cristoph Heusgen, për emnimin ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkueme.

Hoxhaj ka thanë se ky emnim asht lajm i mirë, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për BE’n dhe Ballkanin Perendimor.

“Caktimi i mikut tim Cristoph Heusgen si ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara është lajm i jashtëzakonshëm për Gjermaninë, BE’në dhe Ballkanin Perëndimor“, ka shkrue Hoxhaj në Twitter.

Hoxhaj ka theksue mbështetjen e ambasadorit Heusgen për sovranitetin e Kosovës, njohjen ndërkombëtare, dialogun me Serbinë dhe integrimin europian, për çka ka shprehe mirënjohje.