Hulumtimi i televizionit serb: Serbët nuk e duen NATO’n e BE’n, duen me qëndrue me Rusinë

Simbas nji hulumtimi të bamë nga B92, del se 71.6% e të anketuemve serb besojnë se Serbia s’asht mirë me hy në BE e as në NATO, ndërsa ma shumë se 55% e të anketuemve thanë se Serbia duhet me qëndrue më Rusinë.

E veç 11.2% thonë se asht mirë që Serbia me qenë në BE, ndërsa 14% ishin të pavendosun.

hulumtimi
Simbas hulumtimit, në vitet e fundit ka pasë nji rritje të euro-skepticizmit.

hulumtimi1

Pra, 55.2% e të anketuemve besojnë në mënyrën tradicionale se Serbia duhet me qëndrue me Rusinë, dhe kjo mbështetje asht vazhdimisht në rritje. Ndërsa pak ma shumë se 19% nuk pajtoheshin me këtë deklaratë, ndërsa 21.5% ishin të pavendosun.