Hulumtuesit: Njerëzit kreativ munden me qenë psikopatë!

creative.jpg

Hulumtuesit nga Universiteti de La Salle në Manila, besojnë se trajtat psikopatike munden me qenë çelësi për kreativitet, dhe rrjedhimisht njerëzit kreativ janë psikopatë.

Hulumtuesit, të cilët i kanë studiue 503 pjesëmarrës me detyra bixhozi dhe pyetësorë të ndryshëm, besojnë se impulsi për me marrë vendime të rrezikshme që asht trajtë psikopatike, mundet me qenë çelësi i suksesit i njerëzve kreativ.

“Na besojmë se trajta për me marrë vendime të rrezikshme, në formën e guximit psikopatik, në fakt asht integrale në disa personalitete kreative dhe ndërlidhet me procesin kreativ”, thanë hulumtuesit.

“Në përgjithësi, fusha kreative ban që nji person me pasë personalitet arrogant dhe me qenë i sinqertë”, thanë ata krejt në fund.