Hyn në fuqi urdhni i Trump për ndalimin e hymjes së refugjatëve. Qe çka përmban versioni i ri

Ka hy sot në fuqi, nji version ma i kufizuem i urdhnit të presidentin Trump, për bllokimin e vizave dhe hymjes në SHBA, për shtetasit nga gjashtë vende me popullsi myslimane.

Urdhni që ka hy në fuqi, i mohon vizat dhe i ndalon hymjen në SHBA shtetasve që nuk kanë njerëz të familjes ose marrëdhanie biznisi aty.

Te familjarët e ngushtë, përcaktohen vetëm prind, vlla, motër, fëmi dhe bashkëshort(e).

Ky rregull zbatohet për njerëzit nga Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni, si dhe për krejt refugjatët.

Në fillim të kësaj jave, Gjykata e Naltë mbështeti pjesërisht këtë urdhën, tue shfuqizue vendimet e gjykatave që nuk lejonin zbatimin e këtij urdhni, që nga mueji Fror.

Gjykata vendosi që njerëzit, të cilët kanë me aplikue për viza hymëse në SHBA, nga gjashtë shtetet e urdhnit dhe krejt refugjatët, duhet me dëshmue nji marrëdhanie të mirëfilltë me dikend në këtë vend.