Hyseni e jep nji lajm të mirë për votimin e Kosovës n’INTERPOL

Ministri i Punëve të Mbrendshme i Kosovës, Skender Hyseni, ka marrë nji letër nga Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL’it, Jurgen Stock, lidhun me aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Jam i lumtun t’ju njoftoj se Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL’it në takimin e fundit në Lyon të Francës nga 31 Maj – 2 Qershor 2017 ka vendos me përfshijë aplikimin për anëtarësim në INTERPOL të Republikës së Kosovës në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të 86’të e cila do të mbahet në Pekin të Kinës nga 26-29 Shtator 2017”, thuhet midis tjerash në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm, Jurgen Stock, drejtue Ministrit Hyseni.

Po ashtu, në këtë letër, Ministri Hyseni njoftohet se këshilltari ndërkombëtar  Hans Corell, i cili ishte emnue për me udhëheqë nji studim rreth procesit të anëtarësimit në INTERPOL, ka finalizue punën e tij dhe raportin ja ka dorëzue Komitetit Ekzekutiv.   Bazue në këtë raport, Komiteti Ekzekutiv ka me i paraqitë Asamblesë së Përgjithshme për aprovim nji kornizë të udhëzimeve për procesin e anëtarësimit.

Mbas aprovimit të këtyne udhëzimeve pritet votimi i aplikacioneve për anëtarësim, përfshi këtu edhe atë të Kosovës.