I nxeti afrikan, probleme me ujin në krejt Europën (foto)

I nxeti afrikan që ka përfshi Europën ka sjellë mjaft probleme me thatësinën dhe ujin e pijshëm në shtete të tilla si Italia, Irlanda apo dhe Britani e Madhe.

Kjo e fundit po përballet me ditët ma të nxeta të Qershorit në 176 vjetet e fundit, kur tashma asht në gjendje emergjence për furnizimin me ujë të pijshëm.

Zyrtarë britanikë thonë se në Londër dhe disa rajone të tjera ka nis dhe kufizimi i ujit të pijshëm, ndërkohë që për shkak të thatësinës kërkesa për konsum asht mjaft e naltë, shkruen TCh.

Të gjitha vendet e Europës, mes tyne edhe Italia, Irlanda etj, janë përfshi nga vala e të nxetit ndërsa janë përball me nji krizë të furnizimit me ujë të pijshëm tue i detyrue autoritetet me marrë masa ekstreme për përballimin e situatës.