Ibrahim Rugova përjetësohet në mozaikun e Katedrales së Prishtinës (video)

Në prag të shugurimit të Katedrales po punohet me intensitet të shtuem.

Në muret e Katedrales ‘Nanë Tereza’ në Prishtinë janë portretizue figura të kishës katolike, por edhe të atyne që ndihmuen në ngritjen e këtij objekti kulti.

Kështu, nji vend i asht lanë edhe Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Asht Presidenti historik i cili me shpirt e ka përkrah”, thotë vikari i kishës katolike, Dom Lush Gjergji. /Klan Kosova