“In God We Trust”, kjo asht historia e frazës ikonë në dollarin amerikan

Në Tetor të vitit 1957 në kartëmonedhën amerikane shfaqet për herë të parë shprehja “In God We Trust” si alternativë apo zavendësuese e motos jo-zyrtare “E pluribus unum”.

Disa thonë se shprehja “Në Zot na besojmë” asht marrë nga himni i Amerikës “The Star-Spangled Banner”.

Strofa e katërt përfshin frazën, “Dhe kjo të jetë motoja jonë: Në Zot asht besimi ynë.”

Feisal Abdul Rauf, imam mysliman shkruen se fraza “Në Zot na besojmë” përkon me mësimin islam, dhe ofron dy paragrafë nga Kur’ani (3:193 dhe 2:285).

Në mënyrë të ngjashme, Melkote Ramaswamy, dijetar amerikan hindu, shkruen se prania e frazës “Në Zot na besojmë” në monedhën amerikane asht kujtesë se Perendia ndodhet kudo, pamvarësisht nëse jemi të ndërgjegjshëm apo jo.

Në judaizëm dhe krishtënim, moto “Në Zot na besojmë ” ngjason me vargje nga Bibla, përfshi Psalmet (118:8, 40:3, 73:28) dhe Fjalët e Urta (29:25).

Mbas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, tana shkollat publike në Shtetet e Bashkueme u pajisën me parulla “In God We Trust”, të cilat u vendosën në zyre, bibloteka, kafene, korridore dhe klasa.