Inagurimi i Thaçit i papamë. Qe cilët president mbahen mend!

thaciinagurimi

Me ceremoni të thjeshtë, e pa shumë zhurmë, Atifete Jahjaga ishte inauguru befasishëm, presidente e shtetit, më 2011.

Mirëpo krejtësisht ndryshe, ajo po e len detyrën, pesë vjet më pas.

Jahjaga, të Premten, ia jep në mirëbesim presidencën Hashim Thaçit, në nji inaugurim të papamë deri tashti në praktikën institucionale të shtetit të Kosovës .

Ceremonia që po thuhet se do të jetë madhështore, bahet në sheshin “Skënderbe”.

Me shumë gjasë, modeli asht marrë prej shteteve tjera të botës, sepse pak a shumë si Thaçi, ishte inauguru presidentja e re kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, në ditën e të dashuruemve, vitin e kaluem.
Për ardhjen e saj në krye të shtetit u shkrepën edhe gjyle topi.

Me shumë pompozitet ishte inauguru katër vjet ma parë edhe presidenti aktual francez Francua Hollande.
Bile këtë të fundit se pat ndalue as shiu i 18 Majit 2012 ta përshëndesë popullin.

Ndryshe prej francezit, për amerikanin Barack Obama pat mbretnue mot i ftohtë, Kallnorin e vitit 2013, kur ishte rizgjedhë president i Amerikës.

Ai ishte pa si nji shpresë e madhe për vazhdimin e ndryshimeve të mëdha në këtë shtet, prandaj kishte shumë interesim për ta ndjek inaugurimin e tij.