Inaugurohet Qendra Hulumtuese për Zhvillimin e Kosovës 

Qendra për hulumtime dhe zhvillim e Kosovës asht hap sot në kryeqytet.
Drejtori i kësaj kompanie Jahja Kokaj paraqiti departamentet e kësaj qendre.

Ndersa, Albana Rashitaj tha se tash Kosova ka me e pasë nji qender ku mundet me u rritë zhvillimi.

Mbështetesi i këtij projekti Behgjet Pacolli tha se asht i knaqun qe po e mbështet këtë iniciativë.

“Besoj që kanë me qenë shumë të ri që sillen rrugëve, por edhe njerëz tjerë që kanë me ju bashkue kësaj qendre. Ka shumë të atillë që kushtet e jetës ua kufizojnë disa gjana, andaj shpresoj që ata kanë me dalë dhe t’i bashkoheön kësaj qendre”, tha ai

QHZHK, që asht themelue dhe mbështetet nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka për qëllim me krijue platformën e bazueme në shkencë për gjenerimin e ideve kreative, strategjive efikase, burimeve njerëzore, infrastrukturës shkencore dhe edukative që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, arsimor, shkencor dhe të gjithmbarshëm të Kosovës.