Incident në Finlandë, avionët e NATO’s ‘përleshen’ me ata rusë

Dy avionë të NATO’s që po ndalonin aeroplanët rusë mbi ujna neutrale pranë Estonisë, shkelën shkurtimisht hapsinën ajrore të Finlandës.

Dy avionët spanjollë F-18 u përleshën të Martën për me kapë avionë rusë, të identifikuem si dy aeroplanë MiG-31 dhe nji aeroplan të ngarkesave Antonov AN-26, simbas NATO’s.

Derisa po shoqnonin aeroplanët rusë, avionët e NATO’s shkelën hapsinën ajrore të Finlandës, e cila nuk asht anëtare e Organizatës.

“Në dorëzimin e përgjimeve në avionët finlandezë, avionët spanjollë aksidentalisht hynë në hapsinën ajrore finlandeze,” tha zadhanësi i NATO’s, Dylan P. White.

“Komanda Ajrore e NATO’s ka spjegue incidentin në Qendrën Finlandeze të Operacioneve Ajrore për me përmirësue koordinimin e ardhshëm,” shtoi White.

Ministria e Mbrojtjes e Finlandës tha se F-18 Super Hornets shkeli hapsinën ajrore të vendit në jugperëndim të kryeqytetit, Helsinki, për rreth nji minutë, njoftoi AP.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se avionët MiG-31 dhe nji aeroplan transportues Antonov AN-26 po “banin nji fluturim trajnimi mbi ujnat neutrale të Detit Baltik … në pajtim të plotë me rregullat e përdorimit të hapsinës ajrore, pa shkelë kufijtë e shteteve të hueja“.

“Gjatë misionit, nji avion luftarak i NATO’s F-18 iu afrue grupit ajror rus dhe e ndoqi atë për rreth nji minutë. Mbas kësaj, ndryshoi kurs dhe u tërhoq drejt hapsinës ajrore të shtetit baltik“, tha ministria.