Indeksonline: AKR i bashkohet koalicionit parazgjedhor AAK-Nisma

Boshtit opozitar AAK-NISMA shumë shpejt pritet me ju shtue edhe Aleanca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit. Burime të ‘Indeksonline’, bajnë me dije se tashma liderët e këtyne tri partive janë takue dhe asht arritë nji pajtueshmëni qe këtij koalicioni t’i bashkohet edhe AKR.

Aktualisht ‘Indeksonline’, merr vesh se negociatat po zhvillohen në nivel ma të ulët, pra të grupeve punuese, ku po diskutohet lidhun me mënyrat e ndamjes se listës për kandidatët për deputetë.

Simbas burimeve mbrenda partive në fjalë, koalicioni ka me mujt me u zyrtarizue shumë shpejt, nëse vendoset me u shkue në zgjedhjet mbrenda 45 ditëve në zgjedhje. Ndërsa, nëse zgjedhjet nuk mbahen mbrenda kësaj periudhe, atëherë mundet me u shtye arritja e ujdisë përfundimtare.