Infermierja ia organizoi dasmën në spital pacientes me kancer

Një çift nga Illinois, Destini Schafer dhe Brandon Thomas po planifikonin me shkue në Jamaica muejin e ardhshëm, por në vend të kësaj, Schafer përfundoi në spital tue luftue me kancerin e barkut që kishte arrite në fazën e katërt.

Por për Schafer ndodhi nji befasi, infermierja Ashley Shipley-Lovekamp organizoi nji ceremoni të dasmës për çiftin në pjesën mbrapa të oborrit të spitalit.

Thomas dhe Schafer, vallëzimin e tyne të parë si çift e bane në dhomën e konferencave.
24 vjeçarja, Thomas dhe 31 vjeçari Schafer, i kane dhane betimet e tyne dy javë para se nana e tre fëmi të diagnostikohej më kancer.

“Të gjithë duhet me marr dasmën që e meritojnë”, tha infermierja që organizoi dasmën.
Mbas dasmës Schafer kaloi dy runde të kimioterapisë.

Dasma u organizue për pesë ditë, ku ishin të ftuem rreth 50 persona.

Vetë pacientja e zgjedhi fustanin e saj, unazën dhe fustanet e shoqnuesve të nuses, ndërsa fëmitë e Schager dhe Thomas nga martesat e mahershme ishin pjesë e dasmës.

“Dua me falenderue stafin për mirësinë që treguen dhe për krejt këtë që e bane për neve”, tha ajo.

dasma1
dasma