‘Intelektuali’ Agim Bahtiri i ‘godet’ komandantat!

Nënkryetari i AKR’s, Agim Bahtiri, ka thanë se ka kalue koha e komandantëve dhe ka ardh koha e njerëzve intelektualë e biznismenëve për me çue Kosovën përpara.

Bahtiri ka thanë në tubimin e kandidatit për kryeministër të koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti me të rijtë se Kosova europiane bahet me njerëz akademikë, shkruen arbresh.info.

“Kemi nevojë për mirëqenie, për zhvillim ma të mirë, për nji ekonomi ndryshe, për nji rrugë europiane bahet me njerëz akademikë, jo akademikë të mbasluftës. Ka kalue koha e komandantave, ka ardhur koha e njerëzve intelektualë, njerëzve të biznisit”, ka thanë Bahtiri.