‘Interfaith Kosovo’ e mori Themeluesi i Sant’Egidios’ dhe kryetari i Londrës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ndërfetare “Interfaith Kosovo”, e cila po mbahet në Prishtinë dhe ndau Çmimin e Kosovës për Dialog Ndërfetar për themeluesin e Komunitetit të Sant’Egidios, Monsignor Vincenzo Paglia.

Me këtë çmim u nderue edhe kryetari i Londrës, Sadiq Khan.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Veseli shkoqiti aspekte të kulturës fetare në Kosovë, e cila, si tha kreu i Kuvendit, asht nji vend i vogël, por ka pasë fatin historik me trashëgue nji traditë të madhe e të fuqishme, atë të mirëkuptimit dhe bashkëjetesës mes feve të ndryshme.

 

2-cmimii