Intervistohen deshmitarë të lagjes ‘Dardania’ për rastin Rikalo

Dëshmitarë nga lagja “Dardania” e Prishtinës janë ftue për m’u intervistue sot nga Njisia për Krime Lufte e Policisë së Kosovës për rastin Rikalo.

Asht publikue edhe fotografia ne Televizionin Rrokum në të cilën deputeti i LDK’s Armend Zemaj pretendon se ndodhet vllau i Ministrit Nenad Rikalo, Gorani, i veshun me uniformën e ushtrisë serbe.

Por, Ministri Rikalo, përmes nji deklarate për media sot ka mohue se në fotografinë e bame publike dje nga deputeti Armend Zemaj ndodhet vllau i tij, Gorani.

Ka thanë se ky material “asht pjesë e fushatës kundër meje dhe familjes time”.

“Z. Zemaj deputet në Parlamentin e Kosovës, e ka gënjy publikun kur ka shfaq fotografinë e supozueme të vllaut tim, ku nuk gjendet ai dhe asht pjesë e fushatës së qëllimshme të manipulimit të publikut”, ka thanë Rikalo.

Ministri Rikalo po ashtu ka mohue të ketë torturue shqiptarët gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ai ka thanë se gjatë asaj kohe merrej me basketboll dhe ishte në studime.

Shperndaje në: