Irani ja tërheq vërejtjen Turqisë

Franca doket se nuk asht e vetmja që nuk i “simpatizon” operacionet turke në Siri. Kritikave të saj ju ka bashkue nji tjetër vend që ndodhet edhe ma pranë luftës.

Asht Irani ai që i ka kërkue Turqisë, e cila momentalisht po zhvillon nji ofensivë në veri të Sirisë, me i ndërpre menjiherë operacionet e saj ushtarake për me evitue nji komplikim ma të madh të situatës në rajon.

“Vazhdimi i pranisë ushtarake të Turqisë në Siri e komplikon edhe ma shumë situatën”, deklaroi zadhanësi i ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Bahman Ghassemi, qe u citue sot nga televizioni shtetnor.

Ai theksoi se, “përplasjet në veri të Sirisë po shkaktojnë vdekjen e të pafajshmëve dhe asht e nevojshme që ushtria turke me ndërpre sa ma shpejtë akcionin e saj ushtarake”.