Irani sulmon Shqipninë: Mos u shqetësoni për plehnat, por për terroristët që importoni

Irani vazhdon të akuzojë Shqipninë për pranimin e muxhahedinëve, të cilët i cilëson si grupim terrorist.

Tirana, bashkë me plehnat po importon edhe terroristë, raporton radio shtetnore e Iranit.

“Cili asht shkaku i pranimit të anëtarëve të grupit terrorist MEK?

Cilat janë të ardhunat materiale në shkëmbim të pranimit të këtij grupi terrorist?

Çfarë rreziku përbanë për qytetarët ardhja e këtyne terroristëve në Shqipni?

Cili asht plani dhe programi i këtij grupi terrorist?

Cilat janë aftësitë e nji prej vendeve ma të varfna të Europës për të plotësue nevojat e pjesëtarëve të këtij grupi terrorist?

Megjithëkëtë, opinioni publik i Shqipnisë gjatë tre viteve të fundit nën ndikimin e njohjes jo të drejtë, ka kallxue se nji çashtje siç asht importimi i plehnave i jep randësi ma të madhe se sa nji çashtje siç asht importimi i terrorizmit në territorin shqiptar!

Tue lanë anash çashtjen se qeveria shqiptare a ka respektue interesat shoqnore në vendimin e saj për të importue terrorizimin dhe plehnat në Shqipëni apo jo, çashtje me randësi asht e ardhmja e Shqipënsë dhe fakti se rezultatet dhe pasojat e këtyne veprimeve kanë me qenë afatgjate për qytetarët shqiptarë.

Me fjalë të tjera, pyetja themelore asht kjo se, në çfarë gjendje ka me u ndodhë vendi i Shqipnisë mbas nji ose disa dekadash, don me thaë në kohën kur pema e terrorizmit dhe shumë pemë të tjera si pema e plehnave, kanë me i dhanë frutat e tyne???!!!”, theksohet në shkrimin redaksional të Radio Iranit.