Ironi dhe polemika në Francë, qe sa kushton berberi i Hollande!

Mos e besoni nëse doni, por berberi i presidentit francez Hollande paguhet 9800 euro në muej.  Nji lajm i tillë i publikuem nga mediat franceze i shoqnuem edhe më këto foto të kreut të Champs Elysse  ka shkaktue polemika dhe të qeshuna në shumë prej rrjeteve sociale.

Nji berber kushton 10 mijë euro në muej. Asht  e përjavshmja satirike “Le Canard Enchaine” e cila ka zbulue detaje të kontratës 5 vjecare të berberit të Hollande.

“Pra paga mujore asht 9895 mijë euro, cka don me thanë 5 mijë euro ma pak se sa rroga e vetë presidentit.  Mesa doket flokët e kreut të Champ Elysee vlejnë shumë,” shkruen ajo

I kontaktuem avokati i berberit u shpreh se shifra justifikohet nga puna e randë dhe fakti i të qenit në dispozicion të presidentit 24 në 24.

Ai nuk zavendësohet nga askush , bile ishte në punë edhe kur  i lindën fëmitë, e bile edhe kur kishte nji krah të thyem.

238213 238214 238216 238217