IS planifikon “sulme spektakolare” n’Europë

Shefi i kundërterrorizmit në Britani ka paralajmëru se grupi militant Shteti Islamik (IS) planifikon “sulme të medha dhe spektakolare” në Perëndim.

Mark Rowley ka thanë se Shteti Islamik ka godit kryesisht simbolet e shtetit, të tilla si ushtria dhe policia, por se tash planifikon sulme ma të gjana, të tilla si ato të Nandorit të kaluem në Paris, të cilat kanë lanë të vramë 130 veta.

“Asht nji grup që ka ambicie të mëdha, për sulme të mëdha dhe spektakolare”, ka thanë Rowley.

Ai ka shtu se policia, për momentin, nuk ka informacione për nji sulm të tillë, por se autoritetet duhet të jenë gati për të gjitha mundësitë.

Sulmet në Paris, më 13 Nandor, kanë godit në nji sallë të koncerteve, në nji stadium futbolli dhe nepër bare e restorante.

Pergjegjësinë për to e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.