Ish deputetët e ‘përhershëm’ të LDK’s që s’kanë me qenë ma në Kuvend

Struktura e ashtuquejtun e vjetër e LDK’s, nuk ka kalue mirë në këto zgjedhje. Në zgjedhjet e 11 Qershorit, elektorati i LDK’s në masë të madhe votoi për figurat e reja të kësaj partie.

Sabri Hamiti, nji prej ish deputetëve nga secila legjislaturë e kalueme e Kuvendit të Kosovës që nga mbaslufta, nuk arriti me hy në Kuvend, shkruen gazetametro.net.

Përveç tij, në legjislaturën e re, nuk kemi me i pasë as Skënder Hysenin, Ali Sadriun, Sali Morinën, Doruntina Malokun, Muhamet Mustafën, Nuredin Ibishin, Njomza Eminin, e as Melihate Tërmkollin.

Ndërsa, kandidatët ma të votuem në zgjedhjet e 11 Qershorit, ishin kandidati për kryeministër i LAA, Avdullah Hoti, Vjosa Osmani, Driton Selmanaj e Lumir Abdixhiku, këta dy të fundit posa të aderuem në partinë e Isa Mustafës, i cili nuk garoi në këto zgjedhje.