Ish-drejtori i FBI, vjen me nji libër 2 mln dollarësh

Ish-drejtori i FBI, James Comey, ka nënshkrue nji marrëveshje prej 2 milionë dollarësh për me shkrue nji libër mbi lidershipin dhe vendimmarrjen, ku ka me u pasqyrue karriera e tij në pushtet, përfshi këtu edhe dramën e bujshme që çoi në shkarkimin e tij nga administrata e presidentit Donald Trump.

Simbas shtëpisë botuese, Comey ka me rrëfye sesi e menaxhoi hetimin e Byros Federale të Hetimit për çashtjen e serverit privat të e-mail’eve të Hillary Clintonit, si dhe të akuzave për lidhje mes Rusisë dhe fushatës presidenciale të Trumpit.

Trump e shkarkoi shefin e FBI, Comey, në muejin Maj, derisa ma vonë tha për “NBC News” se ishte irritue nga hetimi i FBI në atë “gjanë ruse”, për të cilën vazhdon me kambëngulë se asht nji histori e rreme. Që prej atëherë, Comey ka dëshmue përpara Kongresit se Trump i kishte kërkuar me i dhanë fund hetimit mbi ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, e ka mbajtë regjistrime të takimeve të tij me presidentin.