Ish kryeministri turk: Pa NATO’n, Kosova ka pasë me u ba si Aleppo

Bosnje Hercegovina dhe Kosova kanë pasë me qenë si qyteti sirian Aleppo, nëse nuk kishte ndodhë ndërhymja e NATO’s, tha sot ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

Davutoglu, në nji intervistë për Al-Jazeera, tha se nëse NATO kishte me qenë aktive në Siri, nuk kishte me pasë vuejtje të njerëzve.

“Nëse NATO kishte me qenë aktive në Siri, nuk e kishm këtë problem,” tha Davutoglu, ndërsa Aleppon e sotme e krahasoi me Stalingradin në Luftën e Dytë Botnore.

Simbas tij, regjimi i presidentit sirian, Bashar Al-Assad dëshiron me spastrue etnikisht Aleppon gjatë tranzicionit presidencial në Shtetet e Bashkueme.

“Populli i Aleppos janë heroj dhe unë due me thanë se si vëlla i tyne në Turqi, na jemi gjithmonë me ta, pamvarësisht nga feja apo etnia e tyne”, tha Davutoglu.