Ish-militanti rrëfen cilat janë shtetet që kanë me u goditë njikohësisht: “ISIS nuk asht udha drejt parajsës, por ferrit”

Nji ish-militant i ISIS’it ka paralajmërue se grupi terrorist asht tue planifikue me goditë njikohësisht Mbretninë e Bashkuem, Francën dhe Gjermaninë.

Harry Sarfo, i cili ka lindë në Gjermani, por asht rritë në Britaninë të Madhe, tha se komandantët e ISIS’it duen të kryejnë sulme të shumta në Europë, raporton prestigjozja “The Independent”.

“Kjo nuk asht udha për në parajsë, kjo asht udha drejt ferrit”- ka thanë ai në nji mesazh për myslimanët e ri që e mendojnë Shtetin Islamik si pshtim.

Sarfo tha për “The New York Times” se kur mbërriti në Siri në vitin 2015, atij ju kërkue nga xhihadistët të kthehej në shtëpinë e tij në Gjermani dhe të kryente nji sulm terrorist.

27-vjeçari i përshkroi takimet me anëtarët e maskuem të ISIS, realitetin e videove propagandistike dhe jetën brutale në bazat e “Shtetit Islamik” si nji ferr!