Ish skllavja e seksit të ISIS, ka nji lutje për Qeverinë Britanike!

Ish skllavja e seksit e mbajtun peng për 3 muej nga ISIS, e cila ishte përdhunue në mënyrë të panumërt nga xhihadistët ka ba nji apel prekës për të gjithë Britanikët që nuk i duen emigrantët në vendin e tyne.

Nadia Murati, Kandidate e Çmimit Nobel të Paqes, i ka ba thirrje shtetit ishullor që sapo ka lanë BE’në që me pranue sa ma shumë nga vargu i emigrantëve që largohen nga ferri i Lindjes së Mesme.

Në moshën 19 vjecare, Nadia u rrëmbye, torturue dhe përdhunue nga ISIS, makth që ju deshtë me durue për tre muej ku u mbajt si skllave seksi.

Theksojmë se para disa ditësh ISIS dogji te gjalla 19 vajza, sepse ato nuk pranuen me krye marrëdhanie seksuale me ta.