Ishte viti 1930: Nga Durrësi në SHBA për 100$ (foto)

Dokumenti i egzistencës së kësaj linje i përket revistës kulturore të përdyjavshme, “Rilindja”, e cila botohej në vitet 1934-1936 në qytetin e Korçës. Tue u bazue në nji reklamë të botueme në faqet e kësaj reviste mësohet se në atë periudhë ishte nji linjë detare për pasagjerë Durrës-New York, e cila drejtohej në Shqipni nga shoqëna detare “United States Line”. Kjo shoqni lundrimi e kishte qendrën në kryeqytetin e Shqipnisë, Tiranë me agjent të përgjithshëm për Shqipninë, Gaqo Oparin.

Nga njoftimi mësohet se vaporët ekspresë të kësaj shoqnie shërbenin për linjat e Amerikës dhe të Kanadas. Njoftimi i botuem në revistën “Rilindja” ban me dije edhe datat e lundrimeve që i përkasin nji periudhe të muejve Dhetor të vitit 1934 dhe Kallnor të vitit 1935. Në këtë linjë kanë operue 3 vaporë me emnat Manhatan, Washington dhe President Roosveld.

Linja detare Durrës-New York, kishte edhe degë agjencie për prerme biletash në qytetet: Korçë, Ersekë, Gjirokastër, Durrës, Përmet, Leskovik, Berat, Sarandë, Tepelenë, me agjentë shitjesh të biletave: Efthim Opari, Mihail P. Prodani, Miço Garruli, Liço Spiro, Dhimo Hotova, LLambi Tavanxhi dhe Theodhos Leska.

Çmimet e klasit të III’të të udhëtarëve nga Durrësi në New York kushtonin veç 110 $.

bileta-3_1478769831-665884