ISIS, gati me perdorë edhe armët bërthamore!

isisi

Hulumtuesi i Harvardit Mattthew Bunn ka zbulu se grupet ekstremiste të tilla si ISIS janë tue evolu dhe mund të armatosen me armë bërthamore në t’ardhmen e afërt.

Raporti mbi Menaxhimin e Atomit nga studiues të universitetit amerikan ka folë në detaje për kercënimin e tre tipave të terrorizmit bërthamor ose radiologjik.

Kjo perfshin shpërthimin e nji bombe bërthamore, sabotimin e nji objekti bërthamor dhe përdorimin e nji bombe të pistë për të përhap materialin radioaktiv.
Por raporti thotë se ka ma shumë mundësi të shpërthimit të nji bombe nukleare mbasi do t’ishte “ma katastrofike”.

Raporti vjen mbasi Samiti i Sigurisë Bërthamore vendos të mbahet sot në Washington.