ISIS me aplikacion për fëmi për me mësue arabishten me tanke, armë, raketa, municione, bashke me lule e balona!

ISIS thuhet se e ka krijue nji aplikacion mobil, për me i ndihmue fëmitë me mësue arabisht tue përdorë kangë nga xhihadistët, foto të tankeve, armëve e raketave të ndryshme, karikaturat e raketa, municione dhe shpatat bashke me lule dhe balona.

Promovuem nga departamenti i grupit terrorist “Biblioteka e Zeal”, premtohet që ky APP ka me ia mundësue të vegjëlve me i mësue “shkronjat e alfabetit”.

I ashtuquejtuni Shteti Islamik i referohet luftëtarëve të saj si “luanë” dhe fëmive në territoret e saj si “të vegjlit e kalifatit”, tue i publikue fotografitë që tregojnë ata tue u ushtrue si fëmi ushtarë dhe tue i indoktrinue me ideologjinë e saj, shkruan The Independent.

Analisti Kalebi Weiss, tha se APP përfshin këngë islame për me mësue alfabetin dhe lojnat e ndryshme tue e përdorë“fjalorin militarist”.

Aplikacioni u publikue nga ISIS dhe ka me qenë në dispozicion veç për pajisjet Android.

isis