ISIS në krizë financiare: E tmerrshme kjo çka bajnë për me mbijetue

Shteti Islamik po përdor metoda ekstreme të financimit, mbas humbjeve të shumta që ka pësue kohën e fundit.

Raportohet se ISIS ka shitë organet e 23 ushtarëve të tyne të vdekun dhe të plagosun në Irak.

Mjeku i quejtun, Siruvan al-Mosul asht organizues i grupit që merret me trafikimin e organeve nga viti 2014.

Komandantët e ISIS punësojë mjekë të huej për të ndihmue rreth heqjes së organeve dhe kjo punë tashma ka fillue t’i sjellë të ardhuna goxha të mira.

Raportohet se shumë organe janë kontrabandue nëpërmjet Sirisë dhe Irakut për vendet fqije, të tilla si Arabia Saudite ose Turqia, ku mandej u shitën grupeve kriminale, e ma vonë ata i bartin në të krejt globin, raporton agjencia e lajmeve ndërkombëtare aziatike.