ISIS: ‘Ushtarët’ terroristë kryen sulmin në Barcelonë

Shteti Islamik ka pohue se ka kry sulmin vdekjeprues në Barcelonë, simbas agjencisë së lajmeve Amaq të kësaj organizate terroriste.

Në nji deklaratë thuhet: “Autorët e sulmit në Barcelonë janë ushtarë të Shtetit Islamik dhe e kanë kry operacionin në përgjigje të thirrjeve për me synue shtetet e koalicionit”.

Raporti i fundi nga Departamenti i Punëve të Mbrendshme në Barcelonë thuhet se në sulm kanë mbet 13 të vdekun dhe mbi 80 të tjerë janë të lënduem.