Ismaili për vdekjet e dyshimta në QKUK: S’ka pas gabime nga stafi

Lidhun me tri vdekjet e dyshimta të cilat ndodhën ditën ma parë në QKUK, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thanë se ende nuk dihet saktë se çka ka ndodh.

Ai ka thanë se problemi nuk ka qenë te faktori njeri, por dyshime ka tek materialet furnizuese.

“Ka me marrë vendime të drejta jo të ngutshme, nuk ka me ba vendime pa fakte. Kur t’i kem faktet ka me marrë vendime pa kurrfarë dyshimi. Natën që vizituem QKUK’n na kishim nji informatë që ka ndodh diçka por vizita ishte e Kryeministrit, nesër në mëngjes i kam thirrë të gjitha akterët për m’u marrë me këtë çashtje. Në spital njerëzit kërkojnë shërim por edhe ndrrojnë jetë, deri tash raportet që i kemi gabim të stafit të QKUK’s nuk ka pas”, ka thanë Ismaili gjatë nji emisioni në Televizionin Publik.

Tutje ministri i ri ka theksue se asht ai që ka me ja gjetë ilaçin shëndetësisë mbasi ka vullnet të mjaftueshëm politik.

“Asht nji dikaster që duhet mundue për tja dëshmue qytetarëve se na mundemi me punue dhe me sjell ndryshime. Kemi me dhanë llogaridhanie, besoj se mjekët janë të gatshëm për llogaridhanie”.

Shperndaje në: