Isufi: Haradinaj, së shpejti Kryeministër

Koalicioni PAN i ka sigurue votat e nevojshme për me formue Qeverinë dhe Ramush Haradinaj shumë shpejt ka me qenë Kryeministër i ri i Kosovës.

Kështu ka deklarue gjatë nji interviste për gazetën Zëri, Nënkryetari i AAK’s, Ahmet Isufi, tue shtue se edhe ato subjekte politike që po hezitojnë me qenë pjesë e Qeverisë “Haradinaj” duhet me ba nji gja të tillë, siç thotë ai, ngase ky i fundit e ka vizionin dhe ky asht shansi që Kosova me prosperue.

I pyetun për mundësinë e bashkëpunimit të AAK’s me LVV’n dhe me koalicionin LAA, por pa PDK’n, Isufi ka thanë se nji formulë e tillë asht provue në të kaluemen, por Kosova ka mbet e bllokueme për gjashtë muej.

“Prandaj nuk ka nevojë për eksperimente të cilat i pengojnë proceset e Kosovës, por duhet të thirremi në arsye dhe në akte normative që i ka sqarue Gjykata Kushtetuese”, shprehet Isufi.