Itali: A mund të shmangej tragjedia? Fajtor burokracia, fonde të vonueme…

Edhe pse trishtimi dhe kërkimet kanë pushtue Italinë qendrore, mediat vendase kanë nisë të bajnë analiza dhe të kërkojnë nji përgjigje për këtë katastrofë që u mori jetën dheta personave.

Ani pse kanë kalue 5 vjet nga tërmeti në Aquila, mesa doket siguria e ndërtesave ende nuk ishte normalizue. Madje, gazetat e përditshme theksojnë se, shumë prej fondeve, të cilat duhet të ishin akordue për sigurinë e banesave janë ndalue.

Mbasi gjendja të qetësohet, duhet kërkue nji përgjegjës, e simbas mediave, asht burokracia, e cila në rastet e fatkeqësive vonon shpërndamjen e fondeve e mandej katastrofa ndjek katastrofën.

Mbas tërmetit në Aquila, komunat e Amatrice dhe Akumoli, dy ndër qytezat ma të godituna dy ditë ma parë u klasifikuen si zonat e kategorisë së parë ma të rrezikuemet nga lëkundjet sizmike.

Qeveria e atëhershme e Berlusconit miratoi nji shumë prej 1 miliardë euro që kishin me u përdorë mbrenda vitit 2016 për zonat ma të rrezikueme. Këto para kanë pasë me shërbye për rindërtimin e ndërtesave, tue i sigurue fortësi ma të madhe.

Por, mesa doket në provincën e Amatrice, në dy-tre vitet e para nuk shkoi asnji euro. Shumë prej fondeve rezultojnë të bllokueme, sepse institucionet lokale nuk mund të gjenin burimet për të financue projektet.

Të përditshmet pyesin se ku kanë përfundue këto para, të cilat nëse kishin me shërbye për rindërtimin e banesave, ndoshta ishte shmangë edhe tragjedia.