Ivanovic: Ky asht modeli për zgjidhjen e çashtjes së Kosovës

Kufizimi ndërmjet serbëve e shqiptarëve në Kosovë vetëm në hartë kishte me u dukë mirë, ka deklarue politikani serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanovic, në nji intervistë për DW, dhe për zgjidhje ai propozon “modelin qipriot”.

Simbas fjalëve të tij, kufizimi don me thanë se Serbia e njeh atë pjesë të Kosovës në të cilën gjendet çdo gja që asht e randësishme për identitetin serb dhe kjo kishte me qenë vetëm njana nga “zgjidhjet e lehta”.

“Këto janë zgjidhje që njerëzit i bajnë tue kqyrë hartën, tue ba vija me laps të zi e tue harrue se mbas kësaj mshefen viktimat dhe vuejtjet e disa njerëzve. Mendoj se Serbia nuk guxon me ja lejue vetes shkeljen e Kushtetutës së vet ashtu që njianshëm ta njohë pjesën jugore të Kosovës. Me këtë “zgjidhje të lehtë” veriu kishte m’i takue Serbisë në mënyrë që mos me i humbë të gjitha. Këto janë qasje të thjeshtësueme. E vlerësoj Ivica Dacic’in, mendoj se asht politikan me përvojë e i mençun, por në këtë rast ai po shkon drejt zgjedhjes që vetëm në hartë duket e mirë”, ka vlerësue për b92, Ivanovic.

Ai asht i bindun se për Kosovën ka me u perserite “modeli qipriot” sepse, simbas tij, situata asht shumë e ngjashme.