Jahjaga: Kosovës i duhet përspektivë europiane, jo izoluese (foto)

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në diskutimin “Të ardhmen e Europës” në kuadër të Forumit Europian.

Jahjaga me këtë rast ka theksue se  BE, duhet me i ofrue Kosovës perspektive europiane e jo qasje izoluese qytetarëve kosovarë.

“Gjatë diskutimit mbi “Të ardhmën e Europës” që u mbajt në kuadër të Forumit Europian për Ide të Reja në Sopot të Polonisë theksova randësinë që Bashkimi Europian me qenë ma i unifikuem, ma gjithëpërfshimës, e ma i vendosun lidhun me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Në rrugën e Kosovës drejt BE’s, unioni duhet-sikurse na me kry obligimet e veta që derivojnë nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim.

Kosovës i duhet nji BE ma aktive dhe ma e angazhueme që u ofron perspektivë europiane- e jo qasje izoluese- qytetarëve kosovarë” ka shkrue ajo në Facebook.