Jahjaga merr flamurin amerikan që valoi për nder të saj në Kongresin Amerikan

jahjaga-flamuri amerikan

Kongresmeni demokrat Elliot Engel i ka dhuru Presidentes Atifete Jahjaga flamurin amerikan të cilin ai e kishte valu në nderim të mandatit të saj 5 vjeçar në Kongresin amerikan në Capitoll Hill.

Kjo ndodhi derisa Presidentja e Kosovës u nderu nga Kongresmeni Engel në nji mbramje të organizueme nga Ambasada e Kosovës në Washington dhe Women in Foreign Policy Group, kushtu të mbijetuemve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Me këtë rast, kongresmeni Engel falënderoi Presidenten Jahjaga për punën e saj si Presidente dhe thellimin e marrëdhanieve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkueme të Amerikës dhe miqësinë mes dy popujve.