Janë ende ministra, edhe pse janë zgjedh deputetë

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, ditë ma parë mori vendim për emnimin e shtatë ministrave të rijë, për me i zavendësue ata që u zgjodhën deputetë.

Por, në faqen e Qeverisë së Kosovës në internet, ende mbesin emnat e ministrave që tashma kanë zgjedh postin e deputetit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj u zavendësue me Emanuel Demaj, mbasi këtë të fundit e emnoi Mustafa në krye të diplomacisë kosovare.

Njajtë figuron edhe emni i ish ministrit të Financave Avdullah Hoti, ani pse në vend të tij ka nji javë që asht emnue Agim Krasniqi.

Ndërsa, si ministër i Kulturës në faqen e Qeverisë në internet ende vazhdon të jetë Kujtim Shala pamvarësisht se në vend të tij u emnue Vlora Dumoshi.

Po ashtu edhe Lutfi Zharku ende figuron si ministër i Infrastrukturës, pamvarësisht se ai nuk e ushtron ma këtë detyrë, mbasi këtë e ka marrë Hanefi Muharremi.

Në vend të ministres së Tregtisë Hykmete Bajrami u emnue Valentin Toçi, por emni i Bajramit figuron ende si ministre.

Edhe Memli Krasniqi ende figuron si Ministër i Bujqësisë, ndonëse në vend të tij u emnue Kurtan Kajtazi.

Njajtë sikurse kolegët e tij, edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi figuron si ministër në faqen e Qeverisë, derisa në vend të tij asht emnue Safet Kamberi./metro