Japonia në panik nga raketa koreane, gati për evakuimin e 60 mijë qytetarëve (video)

Koreja e Veriut pritet me l’shue “nji raketë që kurrë nuk asht pa” gjatë mbasdites së sotme tue fut alarmin në krejt botën.

Në këtë situatë Japonia asht tue pregadit ekipet per situata emergjente që përfshin evakuimin e 60 mijë qytetarëve të saj nga Koreja Jugore nga friga e kësaj rakete, raportojnë mediat ndërkombëtare, percjell metro.

Japonia gjendet në nji gjendje alarmante për shkak të raketës nga shteti komunist.

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të brengosemi për qytetarët tanë, ka mundësi për tjera provokime”, tha kryeministri japonez.

Ekspertët e sigurisë besojnë se raketa që pritet m’u l’shue sot ka me pasë nji rreze të gjatë veprimi tue kalue persëri mbi qiellin japonez dhe m’u përplas në mes të Oqeanit Paqësor.

“Ajo do të jetë nji raketë me trajektore lufte”, – shprehen ekspertët e sigurisë.

Ky asht testi i 14 i bamë këtë vit nga Koreja e Veriut tue i ngrit në maksimum tensionet me SHBA’n, Korenë e Jugut dhe Japoninë.

 

Shperndaje në: