Joel Mwandi – Fituesi i gjysëmaratonës “Prishtina 2016”

Ka përfundue gjysmëmaratona “Prishtina 2016”, që u mbajt sot në kryeqytet.

Atleti nga Kenia, Joel Mwandi asht fituesi i gjysmëmaratonës. Keniani arriti në cak për kohën 1 orë e 5 minuta e 9 sekonda, ndërsa i dyti arriti bashkëkombësi i tij Henry Kemboy.

Gjysemmaratona e gjashtëmbëdhjetë Ndërkombëtare e Prishtinës, u organizue nga Federata Atletike e Kosovës, Ministria për Kulturë Rini dhe Sport, Drejtoria për Sport e Komunës së Prishtinës.

Njajtë si edhe viteve të tjera kjo garë ka simbolizue vlerat e paqes, tolerancës dhe përsosshmënisë së sportit.

Kështu ka ba të ditun kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani.
Ai shtoi se janë mbi 1400 garues të huej që kanë marrë pjesë, gja që asht nji e arritun mjaftë e madhe për nji shtet si asht Kosova.

Nga ana tjetër Sekretari i përgjithshëm i Federatës Atletike të Shqipnisë, Nikolin Dionisi, tha se ky aktivitet asht nji gja shumë e mirë mbasi që edhe Kosova asht pranue në Federata Ndërkombëtare.
Të gjithë garuesit janë shpërblye me certifikata, me emnin dhe rezultatin e vrapimit të tyne.

Ndërsa çmimi i konsiderueshëm që në vlerë totale asht 13.000€ i asht dhurue garuesve ma të mirë në kategorinë e seniorëve, tre në kategorinë e veteranëve, tre garuesve të vrapimit 5km dhe tre garuesve me aftësi të kufizueme.

Shtegu i Maratonës ishte Teatri kombëtar, rruga për Fushë Kosovë, nga aty në drejtim të rrugës për Obiliq, pastaj në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë deri të rrethi për tu kthye në cak para Teatrit Kombëtar.