Jonuz Musliu: Durimit po i vjen fundi!

Jonuz Musliu thotë se do të kerkojnë urgjentisht seancë speciale në Keshillin e Sigurimit të OKB’s për Luginën e Preshevës.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu, ka thanë se me kthimin e 103.222 teksteve mësimore nga Lugina e Preshevës në Kosovë po i vjen fundi gjithçkaje.

Ai ka kerku nga autoritetet e Shqipnisë dhe të Kosovës me ndërhy në mekanizmat nderkombëtarë që ta detyrojnë Serbinë të kthehen tekstet shkollore për nxanësit e shkollave fillore në Luginë të Preshevës.

Po ashtu, të njajtën gja ai e ka kerku edhe nga SHBA, BE dhe shtetet e tjera me ndikim n’arenën nderkombëtare.

“Diskriminimi që po ju banë Serbia shqiptarëve në Luginë asht i papranueshëm.

Unë nuk e di se si po toleron faktori nderkombëtar këtë situatë, kur dihet që s’mundet me i ndalue libri dikujt në shekullin XIX”, tha Musliu për ‘Epokën e Re’.