Josef Martinsen: Turp për ty Kosovë!

Josef Martinsen (76 vjeçar, i lindun në Stavanger të Norvegjisë) asht i diplomuem në ushtri, ku edhe ka shërbye për 17 vjet në pozita të ndryshme mbrenda dhe jashtë vendit.

Në verë të vitit 1999 ai u angazhue nga NKN (NCA) dhe UNHCR për tetë muej për me koordinue nji program emergjent të quejtun “pastrimi i puseve nga trupat e pajetë të njerëzve” në Kosovë.

Nga viti 2001 deri në vitin 2010 ai ka shkrue dy libra dhe ka inicue nji film dokumentar në lidhje me katërqind varrezat masive që janë regjistrue nga GJND’ja (Gjykata në Hagë që u krijue në vitet ’90) që janë raportue në Këshillin e Sigurimit të OKB’s në Nandor të vitit 1999.

Ai në nji letër dërgue televizionit Rrokum, ka shpalosë keqardhjen e tij për qëndrimin, qysh e ka quejtë ai negativ e të pa i magjinueshëm të Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës për të drejtat e njeriut të grave, e me theks të veçant për gratë e dhunueme seskualisht dhe ato të dhunueme gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Po ju sjellim në plotni krejt atë që ka shkrue Martinsen për këtë çashtje n’origjinal:

Një popull që para shtatëmbëdhjetë vjete u shpëtua nga perëndimi dhe që mori miliarda euro / dollarë në mbështetje, në këto shtatëmbëdhjetë vjet autoritetet i kanë lënë pas dore krejtësisht viktimat e pafuqishme të luftës në Kosovë, ato të abuzuara seksualisht dhe gratë e përdhunuara. Udhëheqësit politikë gjatë gjithë këtyre viteve që kur Kosova u çlirua kanë dështuar për t’i ndihmuar këto gra viktima që të kenë një jetë dinjitoze. Sundimi i ligjit dhe i drejtësisë për gratë mungon në Kosovë. Perëndimorët duhet të bëjnë që Kosova të jetë përgjegjëse për mungesën e sundimit të ligjit, barazisë para ligjit dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi për gratë.

01-29-15-Josef-Martinsen-11-Copy1

Turp për ty Kosovë

1. Hyrje

Më vjen keq që më duhet të shkruaj këtë artikull për Kosovën dhe për faktin si ajo nuk arriti te kujdeset për viktimat e saj më të rrezikuara të luftës 1998-99.
Pasi kam ndjekur për gjashtëmbëdhjetë vite nga afër historinë në krijim të shtetit më të ri të Kosovës , unë ndjehem i turpëruar se si ajo si një shtet sovran iështë shmangur përgjegjësisë që ka ndaj viktimave të dhunës seksuale të kryera gjatë luftës .
Hera e parë kur e kam ngritur këtë çështje publikisht ishte në vitin 2010 kur e kam prezantuar librin tim të dytë “Çfarë ndodhi në Kosovë ? 1998-99 një dokumentacion “ në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë. Hera e dytë ishte në vitin 2014 kur kam prezantuar trilogjinë time për krimet e luftës, dy libra dhe një film dokumentar . Tani është hera e tretë që po e adresoj këtë çështje, dhe po ndihem shumë keq se si ende asgjë nuk është bërë për zgjedhjen e kësaj çështje, kompenzimin ose sigurimin e njëpensioni për gratë që ishin sulmuar dhe abuzuar seksualisht gjatë luftës dhe të cilat janë lënë anash nga shoqërija .

Gjashtëmbëdhjetë vite kanë kaluar që kur krimet , abuzimet seksuale ndodhën .
Mos zgjedhja e këtij problemi të kompenzimit, u ka shkaktuar këtyre viktimave vuajtje dhetë tjera. Kosova u detyrohet të paktën një kërkim falje ketyre grave , por mua më duket që autoritetet më parë zgjedhin ti shohin këto gra duke u zhdukur ose duke bërë vetëvrasje se sa të bëjnë diqka për to .
Është turp se si asgjë nuk ka dal nga bisedimet e autoriteteve për 16 vite . Asgjë nuk është zgjedh , dhe asgjë nuk eshtë premtuar .

1. Kush jam unë për të fajsuar të tjerët ?

Unë jam Josef Martinsen . Takimi im i parëme Kosovën ishte në korrik të vitit 1999 , duke e marrë përsipër punën si kordinator në një program emergjent të quajtur “ Heqja e trupave të njerëzve nga puset “ . Unë isha i punësuar nga UNHCR( Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Refugjat) dhe NCA (Kisha Norvegjeze ) . Pas tetë muajsh në fushë , ngamë shumë se 450 puse, që ishin të dyshuara që kishin kufoma brenda janë nxjerrë rreth 127 trupa, të cilët janë regjistruar dhe varrosur.

Pas punës time për UNHCR,kam shkruar një libër për puset “Puset e vdekjes në Kosovë “që qojnë në nismën time private lidhur me katërqind varreza masive të regjistruara dhe raportuara nga kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla del Ponte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së . UNMIKU dhe më vonë qeveria nuk kanë hetuar se si më shumë se 10,000 civil shqiptarë: gra, femijë dhe burra janë vrarë qëllimisht në vitet 1998-99 dhe janë fshehur në varrezat masive në të gjithë Kosovën .
Në pranverën e vitit 1999 shumë prej këtyre varreve u hapën , dhe u transportuan në Sërbi në varre të reja masive për të fshehur provat .
Bazuar në hulumtimet e mija dhe dokumentacionin që kam përpiluar për katër vite që nga viti 2006, unë në vitin 2010 arrita ta botoj librin tim të dytë të quajtur “Çka ndodhi në Kosovë 1998-99 Dokumentacion” . Së bashku me një film dokumentar , këtyre tri veprave i referohem dhe i quaj si “Trilogji e Kosovës “.

Punën time të plotë për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë në vitet 1999-2010 dhe përfshirjen time mund ta gjeni në www.kosovotrilogy.com and www.truth-commission.com

2. Rasti

Rasti në fjalë ka të bëjë me mirëqenien e grave që janë abuzuar seksualisht gjatë luftës së viteve 1998-99 dhe të drejtën e tyre për dinjitet dhe për një shpërblim të drejtë financiar. Këto gra të cilat qëndruan të forta gjatë luftës duke u kujdesur për familjet, fëmijët dhe shtëpitë,meritojnë nderim nga shoqëria, dhe jo injorim.
Pas luftës, janë regjistruar rreth njëzet mijë raste përdhunimi. Mjekët dhe spitalet jashtë vendit kan bërë verifikimin e rasteve të përdhunimit; më shumë se katërqind viktima dolën përpara dhe u regjistruan, shumë nga këto raste ishin përtej të kuptuarit. Këto viktima është dashur të marrin kujdesin e duhur në çdo mënyrë të mundshme nga ana e shoqërisë, por kjo nuk ka ndodhur dhe viktimat janë ende duke vuajtur, ndërsa përfaqësuesit e tyre, dmth politikanët, – nga pakujdesia e tyre e madhe – u sollën atyre një turp shtesë!

Shumë prej atyre, njëzetmijë e kanë lënë atdheun e tyre dhe duke e lënë vendin dorëzuan deklaratë, të konfirmuar nga mjekët, se ishin përdhunuar dhe për shkak të qëndrimit të shoqërisë ndaj tyre, nuk panë mundësi tjetër, përveq se të largohen nga Kosova.

Natyra e luftës në Kosovë 1998-99 ishte asimetrike në të gjitha aspektet e fjalës, veçanërisht në rrethanat si në vijim:

1. Ushtria, policia, milicia paramilitare dhe civile sulmuan dhe shkatërruan popullësinë e pa armatosur civile shqiptare mbi një vit e gjysmë.

2. Aktivitetet kriminale, të tilla si përdhunimi i grave, janë përdorur si një armë kundër shqiptarëve civilë.

Gratë që janë abuzuar seksualisht mbetën papritur vetëm nga shoqëria e pas luftës. Ato u bënë “persona të padëshiruar “, siç mund të shihet qartë nga burimet e mëposhtme:

– Historitë e tmerrit 1998-1999 (History of horror 1998-99) nga Sanije Gashi (2010)
– Rrefime Tronditëse (2003) nga Luljeta Selimi
– Pa Apologji (Without APOLOGJI) nga F. Ramosaj

Dy vëllime të dokumentacionit të Prof.Dr. Jusuf Osmanit (2016) “Krimet e Qeverisë serbe në Kosovë 1998 – 1999”, deklaron në faqen 67 Vol.1 se “Gruaja shqiptare ka qenë prej kohësh një objektiv i propagandës shoviniste serbe. Thënia e Vasa Çubrilloviqit në vitin 1937 thotë që gruaja shqiptare është njohur mirë: me ndershmërinë e saj, ajo ka penguar projektin serb për zhvendosjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e Kosovës me elementin serb “.

Qeveria dhe Parlamenti nuk arritën të nderojnë gratë për kontributin e tyre kur vendi u sulmua nga forcat serbe. Për gjashtëmbëdhjetë vjet Qeveria dhe Parlamenti kanë injoruar 423 viktima të regjistruara, dhe femrat që u larguan përpara kanë pritur për drejtësi dhe të drejta të barabarta. Presidenti i Kosovës, Ministrat dhe deputetët e parlamentit a e kanë harruar vallë historinë e tyre bashkëkohore?

Njohuritë e tyre të pamjaftueshme rreth historisë në përgjithësi dhe rezultatet e luftës në 1998-99 në veçanti kanë sjellë vështirësi dhe turp për këto gra që meritojnë nder.

1. Kush është ngritur në këmbë për gratë e abuzuara seksualisht?

Përveç autorëve të librave rreth grave të dhunuara të përmendura më lart, jo shumë qëndruan në barrikada për këto viktima të abuzuara dhe injoruara.

Kjo duhet të ketë qenë një fokus kryesor për OJQ-të QKRMT (Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës) që ka qenë në funksion për gjashtëmbëdhjetë vite! Mua më duket, se QKRMT ka shmangur vazhdimisht termin “gra të abuzuara seksualisht”nga veprimtaria e tyre, dhe është fokusuar në termin “torturë”. Duke iu shmangur për të identifikuar saktë llojin e mizorisë që maskojnë të vërtetën.

Ashpërsia e kryerjes së abuzimit seksual ndaj njerëzve të cilët nuk mund të shmangin situatat nuk ka qenë e reflektuar në qëndrimet e shoqërisë. Këto viktima janë më të rrezikuara nga të gjitha viktimat e luftës. Ato qëndruan duke mos pasur asnjë shans kundër ushtrisë së armatosur dhe paramilitare serbe. Nuk kishin askënd për t’i mbrojtur ato , dhe ato nuk mund të iknin . Ato kishin për të qëndruar mbrapa në shtëpitë e tyre për tu kujdesur për fëmijët e tyre , ushqimin dhe veshmbathjen, ndërsa burrat shkuan në shkurre dhe male për tu fshehur.

Këto ngjarje nuk mund të injorohen nga askush. Situata e rëndë për të paktën 423 raste që janë plotësisht të dokumentuara nga mjekët dhe spitalet duhet të lajmëroj dhe alarmoj politikanët , studiuesit dhe anëtarë të tjerë të vijës së frontit të shoqërisë.
E falenderoj Prof. Dr. Jusuf Osmani që ka permendur këto viktima dhe të drejtën e tyre të qartë për barazi dhe drejtësi në punën e tij të plotë, gjatë luftës së viteve 1998-99.

Por unë nuk kam asnjë dyshim se dikush brenda është armiqësor ndaj idesë së kompensimin të grave të dhunuara seksualisht. Kjo shkon gjatë gjithë rrugës deri në Parlament dhe Qeveri. Është e qartë se anëtarët e Qeverisë dhe Parlamentit paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me të drejtat e barabarta të grave dhe drejtësi, kam shpresuar se kjo ishte një gjë e së kaluarës.

3. Përmbledhje

Le të jetë absolutisht e qartë se objektivat e abuzimit seksual janë në faktviktimat – se ato janë qytetaretë cilat nuk mund të fajësohen për gjendjen e tyre.
Le të jetë shumë e qartë se politikanët në Kosovë të cilët janë zgjedhur që nga viti 2000 kanë përgjegjësinë për situatën e tmerrshme që këto gra kanë ,dhe kanë pasur gjatë gjithe këtyre gjashtëmbëdhjetë viteve.

Është koha për të bërë një njoftim publik që njeh dhe shpall vështirësit që këto gra kanë duruar dhe për t’u dhënë atyre një kompensim të drejtë në mënyrë që ato të mund të përfshihen në shoqëri përsëri.

Qeverisë dhe deputetëve:

T’i njohin gratë që janë dhunuar gjatë luftës së Kosovës 1998-99

Koha ka ardhur për të njohur vuajtjet e grave të dhunuara dhe të abuzuara seksualisht në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99. Atyre u duhejtu qëndronin jo vetëm sulmeve gjatë luftës, por edhe faktit se duhet të jetojnë nënhijen e padukshme që nga atëherë. Këtyre viktimave femra nuk iështë dhënë e drejta e tyre, një ndihmesë emirë, sepse ato dhe familjet e tyre janë shumë në nevojë. Kjo është një çështje me rëndësi të madhe për ato.

Kosova ka braktisur gratë që qëndruan mbrapa në shtëpitë gjatë luftës duke u kujdesur për fëmijët, për ushqimin dhe veshjen, ndërsa burrat shkuan në shkurre dhe male për tu fshehur.

Ky është një turp dhe një turp i madh.
Sipas mendimit tim kjo është çështje e nderit për Kosovën, dhe Kosovaduhet ta përmbush atë. Qeveria dhe parlamenti duhet ta pranojnë lehtë zemërimin që ata vetë nuk e kanë perjetuar.

President dhe Kryeministër : Ju duhet tu jepni këtyre grave dhe familjeve të tyre mjetet për ekzistencë që ato e meritojnë- në mënyrë të denjë.

Mos u fshihni pas justifikimeve burokratike.

 

Shënim: (Kjo reklamë është vendosur nga Josef Martinsen i cili ka kryer hulumtime dhe ka dokumentuar viktimat e katërqind varrezave masive në Kosovë dhe Serbi. Kjo punë është bërë gjatë një periudhe dhjetëvjeçare, mes viteve 2000 dhe 2010.)