“Juda” serb, ndihmoi vrasësit shqiptarë, tradhtoi shefin e tij

Dejan Loy, 42-vjeçari serb, asht bodyguard i biznismenit qipriot që u egzekutue nga shqiptarët rreth dy javë ma parë në Qipro.

Bodyguard’i serb asht njani ndër 6 të arrestuarit, ndaj të cilit ka dyshime të forta se u ka dhanë informacione vrasësve shqiptarë. Asht pikërisht personi në foto, serbi që mendohet se ka ndihmue shqiptarët.

Dejan Loy kishte fillue kohët e fundit punë si bodyguard i biznismenit qipriot që u egzekutue dhe gjatë egzekutimit, dëshmitarët panë veprime të dyshimta të tij.

Pak para se shqiptarët me mbërri para restorantit dhe me hapë zjarr ndaj biznismenit, bodyguard’i serb i tij u largue për në banjo dhe tha se po fliste në telefon me nji femën.

Policia qipriote mendon se ai asht pague me nji shumë të madhe të pareve nga shqiptarët për me ju dhanë atyne informacione.

serbi2 serbi4