Julian Assange e izolojnë, qe tash me çka!

Faqja e internetit “Wikileaks” njoftoi se themeluesit të saj, Julian Assange, i asht ndërpre qasja në internet nga nji strukturë shtetnore e paidentifikueme.

Prej katër vjetësh, Assange asht ngujue në ambasadën e Ekuadorit në Londër për me shmang ekstradimin e tij bazue mbi akuza për krime seksuale.

Ngujimi nuk e ka pengue aktivistin australian, me vazhdue punën dhe “Wikileaks” ka vazhdue me publikue të dhana të ndjeshme, ndër të tjera edhe informacione që kanë trondit fushatën për presidente të Hillary Clinton’it, ndërsa në Shtetet e Bashkueme po afron dita e zgjedhjeve.