Kadare i 15’ti te bastoret e Nobelit!

Kur ka mbete ma pak se nji muej nga ndamja e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2016, bastexhinjtë prej kohësh kanë përzgjedh kandidatët kryesorë.

Në mesin e kandidatëve të preferuem për Nobel asht edhe këtë vit shkrimtari Ismail Kadare.

Ndërsa, simbas faqes britanike “Nicer Odds” favorit kryesor për Nobelin 2016 asht shkrimtari japonez Haruki Murakami, i cili prej vitesh asht cilësue si nji ndër kandidatët kryesor, shkruen syri.net

 Mbas tij vjen Adonis, poeti sirian që jeton prej vitesh në Paris, i cili asht rendit i nanti.

Simbas faqes britanike, ai mundet  me kryesue mbi Murakamin nëse juria ka me vendosë me nda çmimin tue u bazue te politika.

Në vend të 11’të renditen shkrimtarët amerikanë Joyce Carol Oates dhe Kenyan Ngugi Wa Thiong’o, i 13’ti asht kandidati i përjetshëm Philip Roth.

Ndërkohë, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare renditet në vendin e 15 dhe në vend të 18 norvegjezi Jon Fosse.