Kall veten, mbasi merr lajmin se ka me u dëbue nga Zvicra

Nji tunizian i moshës 45, ka vdekë në nji spital në Zvicër, mbsi që kishte kallë veten pranë nji pompe të benzinit, raportojnë mediet zvicrane.

Shkaqet për vendosjen në zjarr të imigrantit tunizian, supozohet se janë për shkak që ai kishte me u dëbue mbasi ishte tue qëndrue në mënyrë të paligjshme në shtetin zvicran, raporton The Independent.

Benzinin për djegie ai e kishte marrë në nji pompë benzini, i cili mandej kishte vazhdue në drejtim të nji stacioni të autobusëve ku kishte hedhë edhe ma shumë benzin mbi vete tue i vnue flaken vetes me nji shkrepsë.

Të Mërkurën, viktima ishte transportue me helikopter në Spitalin Universitar të Zurich, por ma vonë ai kishte vdekë nga plagët e marra.