Kambëngul Haradinaj: Vija kufitare me Malin e Zi asht në Çakorr

ramush haradinaj

Kreu kosovar i Egzekutivit, Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës që t’Ejten e ka çue atë në Podujevë, ka folë edhe njiherë për Demarkacionin.

Simbas tij, po punohet për zbatimin e MSA’s dhe drejt liberzimit të vizave dhe demarkacionit. Sa i përket kësaj të fundit, që lidhet me Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi, ai garantoi se vija kufitare me Malin e Zi asht në Çakorr.

“Nuk ka votë Kosova për këtë version, kjo asht e vërteta. Kush doni me qitë lapsin, e gjeni që nuk janë dy të tretat për këtë version. S’mundet m’u votue kështu”, ka thanë Haradinaj.

“Ata që janë në Komision, ata e gjajnë të vërtetën e atë të vërtetë na ose kemi me ba marrëveshjen me Malin e Zi, ose nuk ka marrëveshje. Nuk ka marrëveshje të njianshme për kufi. Marrëveshja asht e dyanshme”, ka shtue Haradinaj.

 

Shperndaje në: