Kamioni përplas për vdekje shqiptarin në Londër

Nji 30-vjeçar shqiptar humbi jetën mbasi u përplas nga nji kamion, teksa po shkonte në punë, me biçikletë.
Ardian Zagani u përplas nga nji kamion ‘Ford Transit’ rreth orës 06:00 të mëngjesit në qytetin e Londrës.

Edhe pse 30-vjeçarit ju dha ndihma e parë nga udhëtari i cili ndodhej në furgon, ai nuk mundi të shpëtonte i gjallë nga aksidenti.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Camden, Holloway”, dhe simbas mediave britanike ky ishte çiklisti i disatë që aksidentohej për vdekje në Londër.

30-vjeçari Zagani kishte ditën e tij të parë të punës si kujdestar në Kolegjin “Haringey”.

Në ndër të përdoruesve të vdekun të biçikletës, shumë njerëz dolën në rrugën “Camden”, të shtrimë bashkë me biçikletën e tyne.