Kanabisi dhe marimangat: Nji tjetër film horror nga Shqipnia (+18)

Pak ditë mbasi u raportu se nji regjisor spanjoll do të realizojë nji film horror, bazu në ngjarjet e vitit 1997 në Shqipni, qe ku vjen nji tjetër film horror, me subjekt në Shqipni.

Nji ditë mbasi ish-ministri i Mbrendshëm, Flamur Noka deklaroi se në Shqipni ka mbërri kanabisi vietnamez, nji farë me cikël biologjik vetëm 45-ditor, filmi horror “Arachnicide” që ka me u shfaq me 10 Maj nga Midnight Releasing, flet për nji shkencëtar që ka arritë me gjete menyrën për me përshpejtue rritjen e bimëve dhe të kafshëve.

Teknologjia e tij kontrollohet nga nji organizatë kriminale, që e perdor për të rritë sa ma shpejt bimët narkotike.

Por, situata del jashtë kontrollit mbasi teknologjia jep efekt te marimangat.

Komandot e njisitit L9 dergohen në Shqipni, ku zbulojnë planin e tmerrshëm që rrezikon njerëzimin.

Ndërkohë në fillim të këtij mueji u raportu se nji regjisor i njohun spanjoll, Marco Lledo po ban nji film horror për ngjarjet e vitit 1997 në Shqipni.

Filmi ka në qendër ngjarjet e misterit mbi nji grup gazetarësh të huej të vramë gjatë vitit ‘97 në Mesopotam, pranë Sarandës.

Ata u vranë befasisht ndërsa gjendeshin për të rapotu trazinat dhe mbas shumë vitesh nji drejtues mediash vjen në Shqipni për të zbulue të vërtetën.

Rrugëtimi i tij asht edhe subjekti bazë i filmit.

Xhirimet në studio janë krye në Spanjë, ndërsa ato jashtë studios po bahen në Shqipni, përkatësisht në Butrint dhe Mesopotam.

“Une kam pasë gjithnji deshirë me xhirue diçka në Shqipni. Im atë ka jetu për disa vjet këtu mbas ’90’tës dhe i ka pa nga afër trazinat e ‘97. Mendova se subjekti ishte i gjetun dhe i përshtatun mirë me historinë. Në film debutojnë shumë aktorë shqiptarë dhe spanjollë, por edhe nga vende të tjera. Butrinti ishte mjedisi ideal për xhirimet”, shprehet regjisori, Marco Lledo.