Kanada vendos zyrtarisht mbulesen islame si pjesë e uniformës policore

Në Kanada, gratë myslimane që shërbejnë në Policinë Kalorësiake Mbretnore së fundi munden me vesh shaminë së bashku me uniformen e punës, gjatë ushtrimit të detyrës.

“Ndryshimi asht ba me qëllim që të inkurajojë diversitetin fetar në vend dhe të ulë paragjykimin”, kanë deklarue zyrtarë të qeverisë për “The Independent”.

Mesa doket Kanada ka marrë nji qëndrim kundër islamofobisë dhe e ka vendosë veten larg shteteve që synojnë të cenojnë mënyrën e veshjes së myslimanëve.

large

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, të Martën hodhi poshtë nocionin e vendit për me imponue ndalimin e ‘burkinit’.

“Në Kanada, na folim për pranim, miqësi, mirëkuptim? Ky asht rrethi ku na jemi tue shkue dhe na i nderojmë komunitetet tona të ndryshme dhe të pasuna “, ka thanë ai për “AFP”, agjencinë franceze të lajmeve.