Kancelarja Merkel pretendente për çmimin Nobel të Paqes

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila u vlerësue ndërkombëtarisht për trajtimin e shkathët të krizës së refugjatëve, të krizës së borxheve të Europës dhe të konfliktit në Ukrainë, i bashkohet këtë vit nji rekordi prej 376 pretendentëve për çmimin Nobel të Paqes.

Qendra e universitetit “Coventry” për Besimin, Paqen dhe Marradhëniet Sociale nominuen kancelaren 62-vjeçare, Merkel tue e përshkrue atë si nji kampione të paqes, e cila asht angazhue për nji botë ma të bashkueme.

Lindun në ish-Gjermaninë Lindore komuniste, kancelarja Merkel ka përdorë aftësitë diplomatike gjatë 11 vjeteve në detyrë për të përmirësue rolin e Gjermanisë si nji forcë e madhe në skenën politike botnore, mbas ranies së Murit të Berlinit në vitin 1989.

Revista amerikane “Forbes” e ka quejt atë si nji nga gratë ma të fuqishme në botë, që prej vitit 2011 si dhe ajo u emnue si “Njeriu i Vitit” nga revista “Time” në vitin 2015.

“Angela Merkel ishte zgjedhja evidente”, tha shefi i qendrës “Coventry”,  Mike Hardy.